Blasfemia në Pakistan: Gruaja e krishterë mbetet e lirë

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Lartë e Pakistanit e refuzoi ankesën ndaj vendimit të saj për të liruar një grua të krishterë nga akuzat për blasfemi.

Gjykata e mbajti në fuqi vendimin për të përmbysur dënimin me vdekje të Asia Bibit.

Ajo është dënuar në vitin 2010, pasi është akuzuar për fyrjen e Profetit Muhamed, gjatë një zënke më fqinjët. Bibi ka kaluar tetë vjet në burg.

Ajo gjithmonë ka thënë se është e pafajshme, por rasti e ka ndarë Paksitanin.

Vendimi i Gjykatës së Lartë, tetorin e kaluar, ka çuar në protesta të dhunshme të ekstremistëve fetarë, të cilët i mbështesin fuqishëm ligjet e blasfemisë, ndërsa grupet më liberale të shoqërisë kanë bërë thirrje për lirimin e saj.

Ekstremistët fetarë kanë kërkuar që të përmbyset vendimi i Gjykatës së Lartë për lirimin e Bibit.

“Kërkesa nuk pranohet”, tha të martën kryeshefi i drejtësisë, Asif Saeed Khosa.

Bibi – e njohur edhe si Azia Noreen – nuk ka mundur të largohet nga Pakistani, derisa ankesa ka qenë në pritje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme