Dje zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett.
Për një takim të tillë në profilin e saj ka njoftuar edhe asistentja e Selmanajt, Elda Brada, e cila me mënyrën se si e ka shkruar njoftimin ka lënë të kuptohet se takimi ishte aranzhuar mes saj dhe Kosnettit, duke e vendosur zëvendëskryeministrin Selmanaj në plan të dytë.
“Sot së bashku me zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës z.Driton Selmanaj kemi pritur në takim njoftues Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës z.Philip Kosnett”, ka shkruar asistentja e Selmanajt.