Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit për tremujorin e dytë (TM2) 2017.
Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pësoi rënie për (-0.3%) në tre mujorin e dytë, krahasuar me tre mujorin e parë 2017.
“Rëniet më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (-7.0%); këpucët (-2.3 %); lëkura dhe artikujt e saj (-2.2%); shtazët e gjalla dhe prodhimet e shtazëve (-1.7%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (-1.1%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-0.6%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.3%); dhe produktet e industrive kimike (-0.1%)”, thuhet në komunikatën për media.
Rënia sipas ASK u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektoreve te: produktet bimore (3.6%); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (3.2%); tekstili dhe artikujt e tij (2.1%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (1.6%); vajrat ushqyese (1.6%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore dhe mekanizmat e orës (1.0%); mjetet e transportit (0.8%); druri dhe artikujt e tij (0.7%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0.4%); dhe letrat dhe artikujt e saj (0.3%).
Ndërkaq, krahasuar tremujorin e dytë të vitit 2016, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 4.1%.
“Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet bimore (14.5%); produktet minerale (10.4%); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (10.4%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (5.6%); lëkura dhe artikujt prej saj (5.4%); shtazët e gjalla dhe prddhimet e tyre (4.1%); tekstili dhe artikujt prej tij (3.6%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (2.8%); druri dhe artikujt prej tij (2.6%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (2.3%); vajrat ushqyese (1.8%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (1.3%); mjetet e transportit (0.6%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (0.4%); dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.1%)”.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: këpucët (-5.1%); letrat dhe artikujt prej saj (-4.8%); dhe produktet e industrive kimike (-0.6%).