ASK: Çmimet e konsumit për 2.3% më të larta në dhjetor 2023 krahasuar me një vit më parë

Prishtinë | 12 Jan 2024 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit
(IHÇK) për muajin Dhjetor 2023, viti bazë 2015=100.

Sipas të dhënave çmimet e konsumit shkuan në 4,9% për vitin 2023.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4.9%
në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022.

Viti 2023 / Viti 2022 4,9%

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2023 ishte më i lartë në
një mesatare prej (4,9 %) krahasuar me vitin 2022.”- thuhet në njoftimin zyrtar.

ASP-ja tha se ngritja e indeksit të çmimeve të konsumit është vërejtur te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it.

Perimet (15,9%), pemët (11,4%), prodhimet ushqimore (11,3%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe
ëmbëlsirat (11,2%), buka dhe drithërat (8,9%), qumështi, djathi dhe vezët (8,4%), mishi (7,8%),
energjia elektrike gaz dhe lënde djegëse te tjera (7,5%), mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtja e
shtëpisë (7,3%), strehimi , uji, energji elektrike, gazi dhe lëndë djegëse të tjera (6,4%), pijet
alkoolike, duhani (6,4%), pijet joalkoolike (6,3%), restorantet dhe hotelet (5,8%), mallra dhe
shërbime te ndryshme (3,8%), blerja e automjeteve (3,8%), veshje dhe këpucë (3,4%), shëndetësia
(2,7%) me një ndikim te përbashkët te këtyre nëngrupeve prej 6,2 përqindja në IHÇK-it.
Ndërsa rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2023 është vërejtur te
nëngrupe e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-11,4%),
përdorimi i pajisjeve të transportit personal (-8,3%), transporti (-2,2%) me një ndikim te përbashkët
prej -1,3 për qind në IHÇK-it
“.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej (2,3
%) në muajin Dhjetor 2023 krahasuar me muajin dhjetor 2022.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe
nëngrupet e COICOP-it:

Pemët (16,6%), perimet (16,4%), pajisje terapeutike (6,9%), sheqeri, reçeli,
mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (6,6%), pijet alkoolike, duhani (6,5%), mirëmbajtja dhe riparimi i
pajisjeve personale te transportit (6,5%), prodhimet ushqimore (6,3%), qelqurinat , takëmet dhe
mjetet e kuzhinës (5,8%), restorantet dhe hotelet (3,9%), produktet mjekësorë aparature dhe pajisje

(3,6%), shërbimet ambulatore (3,4%), buka dhe drithërat (2,4%), mallrat dhe shërbimet e ndryshme
(2,4%), veshje dhe këpucë (2,0%), gazi (2,0%), shërbimet financiare (1,8%), mishi (1,3%), mobilje
dhe orendi qilima dhe mbulesa te tjera dyshemeje (1,1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre
nëngrupeve prej 2,7 për qind në IHÇK.
Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: vajrat dhe yndyrat (-10,5%),
qumështi, djathi dhe vezët (-3,7%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj (-0,9%), mjetet e
komunikimit (-0,4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,4 për qind në IHÇK.
Dhjetor 2023 / Nëntor 2023 0,3 %.

ASP-ja shtoi se çmimet e konsumit ishin ishin më të larta në një mesatare 0,3% në muajin Dhjetor 2023 krahasuar me muajin Nëntor 2023.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOPI-it: shërbimet për transport.

“(16,7%), energjia elektrike (10,3%), perimet (2,6%), duhani (1,7%), qumështi, djathi dhe vezët
(1,7%), pajisjet shtëpiake (0,4%), pijet joalkoolike (0,2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre
nëngrupeve prej 0,9 për qind në IHÇK.

Ndërsa rënia e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët
për pajisjet e transportit personal (-6,0%), buka dhe drithërat (-0,8%), shëndetësia (-0,2%), veshje
dhe këpucë (-0,1%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,6 për qind në IHÇK”, thuhet mes tjerash.

Të ngjashme