Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar numrin e lindjeve, vdekjeve, kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve për muajin shkurt.
Sipas ASK-së ka rënie prej 15% në natalitet që nga muaji janar.
“Duke u bazuar në të dhënat administrative për muajin Shkurt janë regjistruar 1804 Lindje të ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës, prej tyre meshkuj 947 dhe femra 857 Krahasuar me muajin Janar 2023 kemi rënje të numrit të lindjeve për (-15%)”, thuhet në publikimin e ASK-së
Rënie për 9% në krahasim me muajin janar ka edhe në numrin e personave të vdekur.
Sa i përket kurorëzimeve ka rënie prej 34% në numrin e çifteve të kurorëzuara.
“Kurorëzimet e ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës për muajin Shkurt janë 1317 raste, krahasuar me muajin Janar kemi rënje të numrit të çifteve të kurorëzuara për (-34%).”, konstatoi ASK.
Ndërsa për 22% ka rënie edhe në numrin e çifteve të shkurorëzuara.
“Ndërsa sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin Shkurt janë 122 raste, krahasuar me muajin Janar kemi rënje të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për (-22%).”, tha ASK.