Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin qershor 2022.
Në qershor 2022, pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.
Sipas anketës, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 37 292, prej tyre 30.59% ishin vizitorë vendorë dhe 69.41% ishin të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishte 64 271, prej tyre 25.36% nga vendorët dhe 74.64% nga të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e pati rajoni i Prishtinës me 16 989 vizitorë dhe 29 626 net-qëndrime.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren e kështu me radhë. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania, Turqia etj.