Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2020.
Ky publikim përmban të dhëna për pagën mesatare bruto dhe neto sipas sektorëve dhe aktiviteteve ekonomike në Sektorin Publik (Administrata), Ndërmarrjet Publike dhe Sektorin Privat në Kosovë.
Për shkak të Pandemisë Covid-19 që kishte përfshirë edhe Republikën e Kosovës në vitin 2020 dhe masave të ndërmarra nga Qeveria, ku si pasojë e mbylljes dhe reduktimin e aktivitetit të sektorit privat, ka pasur rënie të pagës mesatare, si bruto ashtu edhe neto në këtë sektor.
Komunikata e plotë:
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2020.
Ky publikim përmban të dhëna për pagën mesatare bruto dhe neto sipas sektorëve dhe aktiviteteve ekonomike në Sektorin Publik (Administrata), Ndërmarrjet Publike dhe Sektorin Privat në Kosovë.
Për shkak të Pandemisë COVID-19 që kishte përfshirë edhe Republikën e Kosovës në vitin 2020 dhe masave të ndërmarra nga Qeveria, ku si pasojë kemi mbylljen dhe reduktimin e aktivitetit të sektorit privat, kemi rënie të pagës mesatare, si bruto ashtu edhe neto në këtë sektor. Pasi që në sektorin privat kemi numrin më të lartë të punësuarve në raport me numrin e përgjithshëm të të punësuarve në vend, gjë që ka ndikuar në rënien e pagës mesatare si bruto po ashtu edhe neto në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Te të dhënat e sektorit privat nuk janë të përfshira shtesat në pagën mujore, sepse ato përfshihen në deklaratën vjetore si qarkullim. Derisa tek sektori publik (pagat që paguhen nga Buxheti i Republikës së Kosovës) vërehet një rritje më e theksuar e pagës bruto dhe neto, krahasuar me vitet paraprake, e cila ka ardhur për arsye të përfitimit të shtesave në sektorët specifikë.
Në vitin 2020, pagat mesatare bruto në Kosove ishin 466 Euro, derisa në vitin 2019 ishin 477 Euro. Pra, kishte një rënie prej 11 Eurosh nga viti paraprak. Kurse, paga neto, në vitin 2020 ishte 416 Euro, krahasuar me vitin 2019 e cila ishte 430 Euro. Pra, një rënie prej 14 Eurosh.
Paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2020 ishte 380 Euro, derisa në vitin 2019 ishte 411 Euro. Pra, kishte një rënie prej 31 Eurosh. Ndërsa, paga mesatare neto për vitin 2020 ishte 342 Euro, krahasuar me vitin 2019 që ishte 372 Euro. Pra, një rënie prej 30 Eurosh.
Paga mesatare bruto në sektorin publik në vitin 2012 ishte 407 Euro, derisa, në vitin 2020 ishte 624 Euro, duke u rritur për 217 Euro, ose 53.3%. Ndërsa, paga mesatare neto nga 366 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 552 Euro në vitin 2020. Një rrije prej 186 Eurosh, ose 50.8%.
Paga mesatare bruto në sektorin e ndërmarrjeve publike në vitin 2012 ishte 561 Euro, derisa në vitin 2020 ishte 769 Euro. Një rritje prej 208 Eurosh ose 37.1%. Ndërsa, paga mesatare neto nga 502 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 680 Euro në vitin 2020. Një rrije prej 178 Eurosh, ose 35.5%.
Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte sektori i ndërmarrjeve publike, derisa me paga më të ulëta ishte sektori privat.
Paga mesatare bruto në vitin 2020, sipas aktiviteteve ekonomike, më a larta ishte te: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (956 Euro); dhe Informim dhe komunikimi (697 Euro). Derisa, paga më e ulët ishte te akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim (218 Euro).
Paga mesatare neto në vitin 2020, sipas aktiviteteve ekonomike, ka të njëjtën renditje si më poshtë: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (842 Euro); Informim dhe komunikim (616 Euro); Akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim (200 Euro).