ASK: Qeveria për tre muaj shpenzoi 521 milionë euro

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës në bazë tremujore të vitit 2021, ku thuhet se ka shënuar rritje.

Gjithsej të hyrat e qeverisë së përgjithshme në vitin 2021 ishin 523.6 milionë euro, ku është një rritje, krahasuar me të hyrat në e 2020 që ishin 402.4 milionë euro.

Komunikata e plotë:

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore (TM1 2021). Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.
Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM1 2021 ishin 523.6 milionë Euro, ku është një rritje, krahasuar me të hyrat në TM1 2020 që ishin 402.4 milionë Euro.
Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 64.3% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM1 2021 ishin 521.0 milionë Euro, ndërsa shpenzimet në TM1 2020 ishin 400.3 milionë Euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (32.6%); kontributet sociale dhe përfitimet (28.8%); konsumi i ndërmjetëm (11.5%); dhe formimi i kapitalit bruto (10.0%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme