Deputeti serb i Kuvendit të Kosovës Nenad Rashiq ka thënë se Presidenti Thaçi dhe njerëzit e skenës politike në Kosovë duket se e kanë humbur rrugën.
Ky koment i tij vije si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të Thaçit se ndërkombëtarët mund t’i bindin serbët për ta votuar ushtrinë e Kosovës.
Rashiq po ashtu ka thënë se partnerët e koalicionit (PDK-LDK) asnjëherë s’kanë biseduar me Listën Serbe për formimin e ushtrisë dhe se po e çuditin zhvillimet që po ndodhin rreth kësaj teme.