Rusia e mori sot edhe një goditje në sport, respektivisht në futboll.
Pas Polonisë dhe Suedisë, as Republika Çeke nuk dëshiron të luajë me rusët, të cilët së fundmi e nisën sulmin ushtarak ndaj Ukrainës.
Për këtë ka siguruar Federata Çeke e Futbollit, e cila nuk dëshiron përballje me Rusinë as në terren neutral.
“Federata e Futbollit të Republikës Çeke, anëtarët e stafit dhe lojtarët kanë vendosur të mos luajnë kundër Ruisë shkaku i situatës aktuale, bile as në terren neutral. Duam që krejt kjo situatë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka njoftuar Federata Çeke.