Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka mbajtur konferencë për medie lidhur me monitorimin e çmimeve për testimet për Coronavirus në laboratorët privatë, raporton Ekonomia Online.
Muhamet Krasniqi, nga AKK-ja tha se nuk ka gjetur asnjë shërbim që mund të bie ndesh me legjislacionin në fuqi që rregullon tregun në vend
Ai tha se janë të licencuar 118 laboratorë privat të cilët janë duke u monitoruar në vazhdimësi nga ky institucion.
“Pas vendimit të bordit për licencim të institucioneve për kryerjen e testimeve, Autoriteti është zotuar se do të jetë pa kompromis do të monitorojë situatën. Janë 118 laborator për testime”.
“Autoriteti nuk ka arritur të identifikojë ndonjë sjellje të këtyre shërbimeve që mund të bien ndesh me Autoritetin e Konkurrencës”.
Ndërsa Riza Arifi, kryesues i grupit punues për monitorimin e laboratorëve, theksoi se deri më tani nuk ka pasur asnjë ankesë nga qytetaret për ndonjë parregullsi, raporton EO.
“Deri më tani me licencimin e laboratorëve nga ministria e Shëndetësisë nuk kemi asnjë ankesë nga qytetaret lidhur me ndonjë parregullsi”.