Rritje ekstreme e çmimit të derivateve sot në Kosovë

Prishtinë | 30 Mar 2022 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Dita e sotme nuk ka filluar aspak mirë për të gjithë shoferët. Mëngjesin e sotëm çmimi i derivateve në vend është rritur jashtëzakonisht shumë.

Në shumë prej pompave të derivateve në vend çmimi për litër në Dizell ka arritur në 1.69 cent, kurse për Benzinë deri në 1.59 cent.

Edhe pse në mbarë botën pati rënie deri në 6% të çmimit të përgjithshëm të derivateve, në Kosovë kjo gjë nuk ka ndodhur.

Sipas përfaqësuesve të Shoqatës së Naftëtarëve është thënë gjithmonë se çmimi i derivateve në vend përcaktohet në bazë të Berzës dhe OPEC, por pavarësisht uljes së çmimit nga këto të dyja tek ne qytetarët janë duke u furnizuar me çmime ekstreme.

Lidhur me mosuljen e këtyre çmimeve kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve nuk ka dashur të përgjigjet një ditë më herët kur është pyetur se pse nuk po bëhet ulja e çmimit si në të gjitha vendet e tjera.

Ngritja tejet e lartë e çmimit të derivateve nisi pikërisht kur Rusia filloi sulmet ndaj Ukrainës.

Me të vazhduar këto sulme, çmimet veçse rriteshin edhe më tepër.

E tani kur situata ka filluar të qetësohet në Ukrainë, qytetarëve u duhet të paguajnë sërish me çmime tejet të larta për litër.

Ndryshe para dy ditëve çmimi në litër për Dizell ishte 1.55 cent kurse për Benzinë 1.30 cent deri në 1.32..lajminet

Çmimi i derivateve bie thuajse në gjithë botën, por jo edhe në Kosovë furnizimi vazhdon me çmime tejet të larta

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme