Britania e Madhe nuk ka raportuar të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi, ndryshe nga e shtuna ku u raportuan 158 të vdekur. Ndërkaq numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës ka shkuar në 22.2 milionë.
Britania gjithashtu ka raportuar 5.177 raste të reja me koronavirus të dielën, një rënie nga një ditë më herët. Të shtunën janë regjistruar 6040 raste me COVID-19.