Asnjë nga koalicionet në Itali nuk ka mazhorancë absolute

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 12:46 | Nga

Pas përfundimit të procesit të votimit në Itali “Lëvizja me pesë yje” feston, qendra e djathtë deklarohet fituese, dhe partia demokratike përgatitet për të qenë në opozitë. Objektiva dhe interpretime të ndryshme pas një nate të gjatë elektorale, por çfarë ndodh tani në Itali.

Ajo që është e qartë është se shifrat tregojnë qartë se nuk ka një qeveri. Asnjë nga forcat politike nuk ka arritur pragun e 40 për qindëshit që do të shërbente për një mazhorancë absolute, transmeton abcnews.al.

Në dhomën e Deputetëve, pragu për të marrë mazhorancën absolute është 316 vende, dhe sipas të dhënave të konfirmuara lëvizja me pesë yje, partia e parë në vend aktualisht ka marrë rreth 235 vende. Pra kandidatit të kësaj partie për kryeministër Luixhi Di Maios i duhen dhe 81 vende të tjera në parlament për të pasur një qeveri të tijën. Ndërsa qendrës së djathtë i mungojnë 64, pasi duke mbledhur forcat arrin në 252 vende. Dhe në këtë rast do të duhej ndihma e ndonjë force tjetër politike. Shumë larg qeverisjes është qendra e majtë duke shënuar krizën më të thellë të partisë demokratike e cila ndalon në kuotën e 115 vendeve, minus 201 nga pasja e një mazhorance.

Për sa i përket senatit pragu që shënon mazhorancën absolute është 158 vende. Dhe këtu asnëj forcë politike nuk e arrin dot, lëvizja me pesë yje ndalon në 114 vende, 44 më pal. Ndërsa qendra e djathtë ka 134 vende dhe I duhen dhe 24 të tjera për të pasur një mbështetje në qeveri nga dhoma e deputetëve. Partia Demokratike dhe qendra e majtë kanë ndaluar në kuotën e 51 vendeve, më pak se një e treta që duhet.

Në datat 8 dhe 9 mars të zgjedhurit e rinj do të fillojnë të regjistrohen në parlament. Ndërsa seanca e parë e të dyja dhomave do të jetë në 23 mars ku do të zgjidhen presidentët e dhomës së deputetëve dhe senatit. Dy ditë më pas në 25 mars është dhe afati I fundit për deputetët që të deklarojnë grupit parlamentar të cilit i përkasin.

Në fund të muajit do të ketë propozime konkrete për krijimin e një qeverie të re. Presidenti i Republikës Matarela nuk do të ketë një detyrë të lehtë me këto rezultate pasi duhet të dorëzojë mandatin për krijimin e qeverisë koalicionit që do të ketë shifrat e duhura.

Para krijimit të një qeverie, kryeministri i ri do të duhet të marrë votëbesimin nga të dyja dhomat. Por skenarët aktualë pas numërimit të votive nuk parashikojnë një qeveri të qëndrueshme politikisht. Nëse në teori do të ishte e mundur një aleancë mes forcave politike anti sistem Lëvizja me pesë yje dhe Lega, fituesit e vërtetë të këtyre zgjedhjeve, janë të paktë ata që i besojnë një bashkimi të tillë. Teoria më e përfolur është ajo e një qeverie uniteti kombëtar, një ekzekutivi të përbërë nga të gjitha forcat politike.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme