Sulmi në një ndër institucionet më të rëndësishme në Kosovë tronditi të gjithë opinionin dhe solli reagim nga të gjitha institucionet në vend. Por, po mungojnë reagimet nga arena ndërkombëtare duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili është i njohur për reagimet e tij në Facebook për ngjarje të ngjashme, këtë herë ka preferuar të mos reagojë por të postojë disa fotografi të Rilindjes Urbane në Korçë.
Por edhe homologu i Veselit, kryeparlamentari i Shqipërisë Ilir Meta qoftë nga Zyra për media qoftë nga rrjetet sociale nuk ka ndonjë reagim të sulmit që tronditi politikën kosovare.
Ndërsa, Zyra për media e Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishanit dërgoi komunikatë vetëm për aktivitetin e sotëm të presidentit duke mos shprehur asnjë dënim për sulmin me Zoll ndaj Kuvendit të Kosovës.
Edhe nga opozita e Shqipërisë nuk ka zë kundër sulmit, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha, i cili njihet kohët e fundit për denoncimet e “Qytetarit Digjital”, siç e quan ai, nuk ka asnjë reagim për sulmin në Kosovë.