Koha.net ka biseduar me një të punësuar nga Kosova në bazën ushtarake Ain al-Asa në Irak.
Nën kushtin e anonimitetit, ai ka deklaruar se nga sulmi iranian nuk ka pësuar askush nga afro 250 shqiptarë sa janë të angazhuar nga kompania Kellogg Brown & Root (KBR). Kurse në bazën Erbil në perëndim të Irakut janë të angazhuar afro 300 shqiptarë.
“Në orën 9:00 të mëngjesit kanë nisur sulmet. Jemi futur në bunker dhe nuk kemi pësuar asnjë dëm. Asnjë nga shqiptarët që punojnë në këtë bazë”, ka thënë ai. Sipas tij, shpërthimet kanë qenë tejet të fuqishme dhe kanë zgjatur pothuajse gjatë gjithë natës.