Asociacioni “e zhvesh” Kurtin

| 07 Nën 2023 | 08:50 | Nga

Pranimi i Asociacionit nga Kurti ia deligjitimon krejt aksionin politik dhe mjetet e perdorura (si gazi, mollotivi, vezët, shishe uji) që dikur i ka përdorur si opozitar ne kundërshtim te Asociacionit. Bashke me pranimin e Asociacionit, aksioni politik i shndërrohet në vandalizëm, mjetet e përdorura i shndërrohen në armë.

Përveç kësaj, edhe ata tre aktivistë që kanë vdekur per kauzën e Kurtit, i zhvesh edhe nga epiteti i aktivistit. Me Asociacion ata janë thjesht tre djem naive që kanë vdekur për llogari personale të Kurtit. Epitetet si hero e aktivistë shembullorë shndërrohen në broçkulla politike.

Gjithashtu, edhe policia rumune, për të cilën edhe ndërkombëtarisht është pranuar se kanë përdorur dhunë të tepruar më 10 shkurt 2007, me pranimin e Asociacionit shndërrohen në heronj që e kanë mbrojtur institucionalizmin e Kosovës karshi një sulmi vandal.

Per Kurtin, krejt kjo zhveshje është asgjë karshi manisë së tij për pushtet. Asgjë është edhe humbja e madhe qe e merr Kosova me marrëveshjen e Asociacionit. Fundja, qëllimi e arsyeton mjetin apo jo!?

Ata qe refuzojnë te zhvishen nga vlera si opozitarizmi, aktivizmi e rezistenca karshi të keqes, e kanë braktisur moti Kurtin dhe vazhdojnë akoma me opozitarizëm e aktivizëm politik. Ata qe e ndjekin, pranojnë ta marrin epitetin e vandalit që japin gjithçka për udhëheqësin që nuk u jep kurrgjë, përveç poshtërimit.

Të ngjashme