Kurti është në mes dy zjarreve:
Në njërën anë: Nëse e bën Asociacionin, ka me u përballë me kritikën që e ka ndërru vetë se po bosnjëzohet Kosova dhe se po i ha fjalët e tij ndër vite.
Në anën tjetër: Nëse nuk e bën, ka me u përballë me akuzat se po vepron kundër faktorit ndërkombëtar, kritika e vazhdueshme që i është bërë.
Në një kontekst të tillë, edhe ai, edhe kritikët e tij, duhet të përcaktohen për zgjedhjen mes dy opsioneve. Zgjidhje të tretë këtu s’ka. Nuk janë as zgjedhjet zgjidhje.
Në pikëpamjen time, e para është zgjidhja sepse e dyta çon në rrezik. Për mua është shumë më e rëndësishme e ardhmja e Kosovës në kuptimin e pozicionit të saj karshi ndërkombëtarëve sesa metamorfoza e Albin Kurtit. Më mirë Kurti që ndërron duke u bërë konstruktiv se Kurti kokëfortë që prodhon rrëziqe.
Asociacioni është demonizuar. Një Kosovë me Asociacion për të cilin jep garancë ShBA’ja, është shumë më e mirë e më e sigurt sesa një Kosovë pa Asociacion e pa mbështetje nga ShBA’ja.
Unë e dua një Kosovë, ku kryeministri i saj i ka dyer e hapura në Shtëpinë e Bardhë. E asnjëherë atë Kosovë, që komunikimin me ShBA’në e bën përmes atij qytetarit të Llapit që i shkruan letër Bidenit nga facebook’u, duke pirë çaj rusi.