Asociacioni i Komunave të Kosovës sot dorëzon padi kundër Ministrisë së Arsimit dhe atë të Shëndetësisë.
Drejtori ekzekutiv i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi ka bërë të ditur se këtë padi do ta bëjnë pasi janë dëmtuar me mbi 35 milionë euro, përcjell Klankosova.tv.
Kjo për shkak se niveli qendror kishte nënshkruar kontratën kolektive, derisa barra financiare iu kishte vendosur komunave.
Dorëzimi i padisë pritet të bëhet në orën 10:30.