Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, në qendër të vëmendjes së Rusisë

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 10:17 | Nga

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, diplomati rus  Vladimir Safronkov ka theksuar se pozita e Rusisë ka mbetur e pandryshuar sa i përket çështjes së Kosovës dhe se Rezoluta 1244 duhet të mbetet ‘gurthemel’ i zgjidhjes.

Safronkov vuri në dukje se misioni i OKB-së në Kosovë duhet të vazhdojë të luaj një rol të rëndësishëm pasi situata është larg stabilitetit. Sipas tij, siguria është përkeqësuar edhe më shumë, përcjell lajmi.net.

“Situata në Kosovë është larg stabilizimit dhe ne jemi të befasuar nga tërehqja e disa forcave ndërkomëbtare. Kjo mund ta destabilizojë Ballkanit përsëri”, është shprehur diplomati rus.

Ai gjithashtu theksoi nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit, duke deklaruar se zbatimi dhe krijimi i AKS-së është në qendër të vëmendjes së Rusisë.

Sa i përket hetimeve për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, Safronkov ka thënë se largimi i EULEX-it i përkeqëson edhe më shumë  hetimet.

Diplomati rus shtoi se Rusia është e shqetësuar pasi Beogradit po i bëhet presion për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme