Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi, se është i nevojshëm formimi i Asociacionit dhe se me të do të zgjidhen çështjet e serbëve të veriut.
Ai thotë se Asociacioni po keqpërdoret nga të dyja Qeveritë, Kosovës dhe Serbisë.
“Asociacioni është mekanizëm kushtetues që i jep komunitetit serb në Kosovë disa të drejta shtesë por fatkeqësisht po keqpërdoret nga të dyja Qeveritë, e Beogradit hegjemonist dhe e veprimeve etnonacionaliste të Prishtinës”, thotë ai.
Matoshi potencon se sipas Hill, Asociacioni është obligim shtetëror i Kosovës dhe se shtetet që nuk e respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e vet janë të dështuara.
“Chris Hill po thotë se ky është obligim shtetëror i Kosovës dhe shtetet që nuk e respektojnë ligjin e vet, Kushtetutën e vet, janë shtete të dështuara”, thekson analisti për Gazeta Blic.
Ai i ka rikujtuar Kurtit një thënie të Henry Kissinger.
“Në këtë rast, duhet rikujtuar Albin Kurtit atë që e thotë titani i diplomacisë amerikane, Henry Kissinger se “veprimet Ilegale që bëhen menjëherë, (pra tashti) përkthehen në veprime afatgjate antikushtetuese (që marrin shumë kohë)””, deklaron Halil Matoshi.