Aspirina mund të jetë një “Ruletë Ruse” për njerëzit me kancer të gjirit, sipas hulumtimeve të reja.
Ky ilaç mund të rrisë shanset e pacientëve për mbijetesë, siç kanë zbuluar studimet e mëparshme – me gjasë pasi shuan inflamacionin.
Sidoqoftë, kjo nuk ka qenë gjithmonë e vërtetë për të gjithë pacientët me kancer të gjirit, duke e vënë në dyshim teorinë.
Sot, studiuesit e Universitetit të Karolinës së Veriut kanë sugjeruar një arsye – të gjitha mund të lidhen me karakteristikat gjenetike të tumorit dhe pacientit.
Testimet e tyre, të botuara sot në revistën CANCER, sugjerojnë se kimikatet në aspirinë mund të ndikojnë në metilimin e ADN-së, proces që rregullon se cilat gjene shprehen.
Në disa, mund të funksionojë mirë, duke penguar tumorin dhe forcuar mbrojtjen e trupit – por në të tjerët, mund ta bëjë krejt të kundërtën.