Ish-sulmuesi i Parmës, Faustino Asprilla thotë se ai do të vlente 300 milionë euro në tregun e sotëm të futbollit.
Asprilla konsiderohej si një nga sulmuesit më të mirë në botë në fillim të viteve 1990-ta, duke fituar trofe me Parmën, para se të kalonte te Newcastle Unitedi për 6.7 milionë funte në vitin 1996.
Mirëpo, ajo shifër është dukshëm më e vogël krahasuar me 44 milionë euro sa ka paguar Juventusi për Dejan Kulusevskin, ndonëse ky i fundit ka vetëm gjysmë-stinori futboll elitar.
“Kulusevski është talent I madh, por, duke e marrë parasysh tregun e sotëm, nuk jam i befasuar me atë çmim. Nëse ai kushton aq shumë, atëherë unë do të vleja 300 milionë euro”, ka thënë Asprilla 50-vjeçar për “Gazzetta dello Sport”.
Kolumbiani po ashtu është pyetur për bashkëkombasin e tij Duvan Zapata, që është duke gëzuar një formë mjaft të mirë te Atalanta.
“Ai është 29-vjeçar dhe është duke përjetuar periudhën më të mirë në karrierën e tij. Por, me gjithë respektin, nuk besoj se Atalanta mund të ngjitet më lartë se pozita e tretë apo e katërt. Nëse ai dëshiron të fitojë trofe, atëherë duhet të ndërrojë klubin”, ka thënë Asprilla.