Kulusevski kalon testet mjekësore, do të qëndrojë në formë huazimi te Parma

Prishtinë | 02 Jan 2020 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Dejan Kulusevski ka kaluar testet mjekësore te Juventusi, nga shitja e tij Atalanta do t’i fitojë 35 milionë euro plus bonuse, por raportohet se do të qëndrojë në formë huazimi te Parma.

19-vjeçari ka pasur një sezon sensacional në Serie A deri më tani, duke shënuar 4 gola si dhe ka dhuruar edhe shtatë asistime në 17 ndeshje gjatë kohës në formë huazimi te Parma.

Inter, Manchester United, Arsenal dhe Liverpool gjithashtu kanë qenë të interesuara, por Juve i mposhti të gjitha për të rrëmbyer suedezin.

Kulusevski kreu mëngjesin e së enjtes testet mjekësore në J-Medical Centre dhe nënshkroi kontratë nderi në qershor të vitit 2024.

Nga shitja e tij Atalanta do të fitojë 35 milionë euro plus 10 të tjera bonuse nga më të ndryshmet./GE

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme