Torreira dhe Guendouzi në teste mjekësore te Arsenal

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 18:44 | Nga

Mesfushori i Uruguait, Lucas Torreira dhe përfaqësuesi i Francës në U-20, Matteo Guendouzi pritet që t’u nënshtrohen testeve mjekësore te Arsenal.

Topçinjtë kanë marrëveshje me Sampdoria në vlerë 22 milionë funta për transferimin e 22 vjeçarit, Torreira, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

Ai shihet si transfero kyç i trajnerit të ri të Arsenal, Unai Emery që deri tash ka nënshkruar me tre futbollistë.

E pas tij është mesfushori tjetër Guendouzi nga Lorient që pritet të kalojë në Emirates Stadium.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme