Presidenti sirian Bashar al-Assad paralajmëroi forcat kurde të mbështetura nga SHBA, se ai nuk do të hezitonte të përdorte forcën për të rimarrë një të tretën e vendit që aktualisht kontrollojnë.
Assad rekomandoi gjithashtu në një intervistë ruse se Shtetet e Bashkuara duhet të marin mësim nga Iraku dhe të largojnë trupat e saj nga Siria, njofton Klan Kosova.
“I vetmi problem i mbetur në Siri është SDF,” tha Assad, duke iu referuar forcave demokratike siriane të udhëhequr nga kurdët, të cilët kryesuan betejat kundër Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL, gjithashtu i njohur si ISIS).
“Ne do të merremi me të nga dy opsione: E para kemi filluar të hapim dyert për negociata, sepse shumica e tyre [SDF] janë sirianë. Me sa duket ata pëlqejnë vendin e tyre, nuk u pëlqen të jenë kukulla çdo i huaj”, citohet të ketë deklaruar Assad.