Gruaja e diktatorit sirian përballet me kancer (Foto)

Prishtinë | 08 Gus 2018 | 18:46 | Nga

Bashkëshortja e presidentit të Sirisë, Bashar Al-Assad, Asma, ka filluar trajtimin për kancerin e gjirit të fazës së hershme.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidenca Siriane, e cila ka postuar një fotografi në Twitter, ku Al-Assad shihet duke qëndruar në spital bashkë me bashkëshorten e tij.

“Me forcë dhe besim … Znj. Asma al-Assad fillon trajtimin paraprak për një tumor malinj të gjirit që u zbulua herët”, shkruan në deklaratën e shkurtër.

“Nga zemra, presidenca dhe stafi i dëshirojnë znj. Asma shërim të shpejtë”, përfundon postimi.

Çifti është i martuar qe 18 vjet dhe kanë tre fëmijë.

Asma e cila ka lindur në Britani është një figurë e profilit të lartë që ka marrë lavdërime dhe kritika për qëndrimin pranë të shoqit gjatë gjithë luftës civile shtatëvjeçare në Siri. Në vitin 2016, ajo i tha “Russia Today” se i ishin garanci për mbrojtje dhe siguri financiare në këmbim të largimit nga Siria, por ajo i ka refuzuar.

42-vjeçarja, edhe gjatë luftës në Siri, është aktive në mediet sociale, duke postuar imazhe me fëmijë të vegjël, e ulur pranë krevatit të viktimave të luftës dhe me gra vendase.

Presidenti Assad është akuzuar vazhdimisht për krime lufte gjatë shtatë viteve të fundit dhe disa vende e kanë akuzuar atë për nisjen e sulmeve kimike ndaj popullit të tij në zonat e mbajtura nga rebelët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme