Assad: ShBA të marrë mësim nga Iraku, t’i largojë trupat nga Siria

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 15:11 | Nga

Presidenti sirian Bashar al-Assad paralajmëroi forcat kurde të mbështetura nga SHBA, se ai nuk do të hezitonte të përdorte forcën për të rimarrë një të tretën e vendit që aktualisht kontrollojnë.

Assad rekomandoi gjithashtu në një intervistë ruse se Shtetet e Bashkuara duhet të marin mësim nga Iraku dhe të largojnë trupat e saj nga Siria, njofton Klan Kosova.

“I vetmi problem i mbetur në Siri është SDF,” tha Assad, duke iu referuar forcave demokratike siriane të udhëhequr nga kurdët, të cilët kryesuan betejat kundër Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL, gjithashtu i njohur si ISIS).

“Ne do të merremi me të nga dy opsione: E para kemi filluar të hapim dyert për negociata, sepse shumica e tyre [SDF] janë sirianë. Me sa duket ata pëlqejnë vendin e tyre, nuk u pëlqen të jenë kukulla çdo i huaj”, citohet të ketë deklaruar Assad.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme