Aston Villa e ka dyfishuar epërsinë kundër Chelseat, në ndeshjen e fundit të sezonit në Premierligë, që është duke u zhvilluar momentalisht në Villa Park.
El-Ghazi shënoi për 2:0 për Villën në minutën e 52-të, raporton Gazeta Express.
Ai shënoi nga penalltia me një goditje të saktë.
Siç qëndrojnë gjërat, me Liverpoolin dhe Leicester City që po fitojnë, Chelsea mbetet jashtë top katërshes.