Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka vdekur në burgun e Prizrenit, Astrit Dehari, do të varroset nesër në orën 14:00.
Për nder të tij, nesër do të organizohet marsh, i cili do të fillojë para Biblotekës Kombëtare, për të vazhduar deri tek Sheshi Skënderbe, transmeton Periskopi.
Kjo do të jetë agjenda e ditës së nesërme për nder të Astrit Deharit:
11:30 tubim para Bibliotekës Kombëtare dhe fillon Marshi për Astritin deri tek Sheshi Skënderbe!
13:00 mbahet mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar,
14:00 bëhet varrimi i Astritit në varrezat e fshatit Zllatar afër Matiqanit.