Të jetoni jashtë vendlindjes është diçka që ju sjell shumë përfitime, duke përfshirë mundësinë për të vizituar vende të reja, takuar njerëz të ri dhe për të provuar gjëra të reja.
Por, ndoshta përfitimi më i madh që mund ta keni nga jetesa jashtë vendit mund të jetë zbulimi i diçkaje të re për veten tuaj.
Dhe kjo nuk është vetëm poezi rreth jetesës përtej oqeane. Ka hulumtime që e mbështesin këtë konstatim.
Sipas një studimi të ri nga universiteti Rice, në bashkëpunim me universitetin Kolumbia dhe atë të Karolinës Veriore, shpërngulja nga vendlindja e rritë “qartësinë e konceptit për vetveten”, që nënkupton se ata të cilët jetojnë në një shtet të ri kanë tendenca të kenë një kuptim më të mirë të vetes së tyre.
Shkencëtarët kanë ardhur në këtë përfundim pasi i kanë kryer gjithsej gjashtë studime të ndryshme, përmes së cilave i kanë anketuar 1,874 pjesëmarrës në SHBA dhe në programe ndërkombëtare.
Anketimet kanë përfshirë persona që kanë jetuar jashtë vendlindjes dhe persona që kanë qenë duke jetuar në vendin e tyre.
Kështu, shkencëtarët zbuluan se ata që jetonin jashtë vendlindjes kishin reflektuar mbi vetveten në mënyra të ndryshme duke mësuar më shumë për kulturat e reja.
Ekipi hulumtues e ka theksuar edhe një thënie të filozofit gjerman Hermann von Keyserling, i cili kishte shkruar në librin e tij “The Travel Diary of a Philosopher” se “rruga më e shkurtë drejt vetvetes të çon rreth e rreth botës”.
Mbi të gjitha, hulumtuesit kanë thënë se përveç se duke jetuar jashtë vendit njerëzit e kanë një kuptim të ri për veten e tyre, gjithashtu ata janë më të kënaqur me jetën, kanë më pak stres dhe janë më produktivë.