Sipas studiuesve, gati gjysma e pacientëve COVID 19 të regjistruar në studimin e kryer në provincën Hubei të Kinës paraqitën simptoma tretëse, të tilla si diarre dhe anoreksi, dhe e cituan atë si ankesën e tyre kryesore.
Në përhapjen e shpejtë të rasteve të Coronavirusëve në të gjithë globin, studiuesit kanë zbuluar se diarreja ishte një simptomë e spikatur mes gjysmës së pacientëve me COVID 19 gjatë shpërthimit në Wuhan, Kinë..
Studimi është botuar në American Journal of Gastroenterology, i kryer nga studiuesit e Grupit të Ekspertëve të Trajtimit Mjekësor Wuhan për COVID 19.
Sipas studiuesve, gati gjysma e pacientëve COVID 19 të regjistruar në studimin e kryer në provincën Hubei të Kinës paraqitën simptoma tretëse, të tilla si diarre dhe anoreksi, dhe e cituan atë si ankesën e tyre kryesore.
“Mjekët duhet të pranojnë që simptomat e tretjes, të tilla si diarreja, mund të jenë një tipar paraqitës i COVID 19 dhe se indeksi i dyshimit mund të ketë nevojë të ngrihet më herët te pacientët në rrezik që paraqesin simptoma tretëse në vend se t’i presin simptomat e frymëmarrjes”, thanë studiuesit.
Pacientët e përfshirë në studim u morën nga tre spitale nga 18 janari deri më 28 shkurt. Të gjithë pacientët u konfirmuan nga RT-PCR në kohë reale dhe u analizuan për karakteristikat klinike, të dhënat laboratorike dhe trajtimin. Të dhënat u përcollën deri më 5 mars.
Në përgjithësi, të dhënat nga 204 pacientë u analizuan për studimin aktual, sipas studiuesve.
Mosha mesatare ishte 54.9 vjeç. Në total, 48.5 për qind paraqiten në spital me simptoma të tretjes si ankesë kryesore e tyre.
Pacientët që përjetuan simptoma të tretjes kishin një shumëllojshmëri të manifestimeve, duke përfshirë anoreksinë (83.8 për qind), diarre (29.3 për qind), të vjella (0.08 për qind) dhe dhimbje barku (0.4 për qind), thuhet në studim.
Sipas studiuesve, ndërsa ashpërsia e sëmundjes u rrit, simptomat e tretjes u bënë më të theksuara.