Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) njofton se nxënësit të cilët janë përjashtuar nga testi në ditën e parë (afati i parë) nuk u lejohet që të marrin pjesë gjatë pjesës në ditën e dytë të testit.
Vendimi i KShM-së bazohet në vendimin nr. 329/01B të datës 03.05.2018 të ministrit të Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi.
KShM po ashtu bënë të ditur se ndaj personave që nuk e përfillin këtë vendim do të merren masa.