Atalanta e hapur për ta shitur Josip Ilicic

Prishtinë | 19 Kor 2021 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Atalanta është e hapur për ta shitur Josip Ilicic, por që nuk ka marrë ende oferta për të.

Kontrata e 33 vjeçarit skadon në qershor 2022 dhe La Dea thuhet se po pret oferta për ta shitur atë.

Ilicic ka shënuar 56 gola dhe ka kontribuar me 39 asistime në 149 paraqitje me ekipin e Serie A, shkruan footballlitalia, transmeton Klankosova.tv.

Milani ka qenë i lidhur me lojtarin slloven, por sipas calciomercato.com rossonerët nuk kanë dërguar ende ndonjë ofertë.

Slloveni nuk është më në planet e Gian Piero Gasperinit për sezonin e ardhshëm, dhe Atalanta janë të hapur për ta shitur ish-yllin e Palermos, por me sa duket ata nuk kanë marrë ende ndonjë ofertë.

Të ngjashme