Atdheu, Jasmina dhe Sara thyejnë rregullat e produksionit

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Atdheu ka munguar gjatë ditëve të fundit në “Për’puthen”, pasi që ka qenë i infektuar me koronavirus, por së fundmi ai është parë nën shoqërinë e dy konkurrenteve të këtij emisioni.

Edhe pse me rregulla të produskionit takimet jashtë programit janë të ndaluara, por ata përsëri janë takuar duke shijuar motin me diell.

Jasmina dhe Sara shihen nën shoqërinë e tij, që të dyja gjatë javës së kaluar kishin mosmarrëveshje duke akuzuar njëra-tjetrën për takimet e tyre.

Që të dyja kanë një shoqëri të mirë jashtë emisionit ndërsa pritet që këto ditë të ketë një përballje mes të dyjave.

Jasmina ditën e djeshme ka zhvilluar takimin e saj me djalin nga Kosova, Andin, i cili u shpreh që tani e tutje është i fokusuar vetëm tek ajo.


Të ngjashme