Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Turan të Tepelenës është qëlluar me armë zjarri Saimir Gjoka teksa ishte duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”.
Dosja.al mëson se ai ishte duke u kthyer për në banesë në fshatin Turan teksa mbi makinën e tij është qëlluar me 30 plumba nga persona të paidentifikuar. Ai ndodhet në spital pasi është plagosur, por është jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Ende të paqarta rrethanat.
Njoftimi i policisë:
Tepelenë. Rreth orëve të para të mëngjesit në hyrje të fshatit Turan, shtetasi S.Gj., 30 vjeç, është qëlluar me armë zjarri. Për pasojë është plagosur lehtë në krah.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.