Atentat në Shqipëri, një i vrarë dhe një i plagosur

Prishtinë | 03 Qer 2022 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Qyteti i Shkodrës në Shqipëri është tronditur sërish, kësaj here nga një atentat me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person, ndërsa është plagosur një tjetër.

Sipas mediave shqiptare mgjarja ka ndodhur pranë markatës në lagjen “Rus” dhe raportohet se viktima është N.B, ndërkohë që nuk dihet identiteti i të plagosurit.

Ndërkohë një makinë e djegur është gjetur në zonën e by-pass që mendohet të jetë përdorur nga atentatorët.

Forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe në hyrje daljet e qytetit dhe po punojnë për kapjen e autorëve.

Të ngjashme