Aeroplani i parë sapo ka ateruar në aeroportin e ri të Kukësit. Në bord ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Aeroplani “Air Albania” ishte nisur nga Londra drejt Tiranës e më pas nga Tirana drejt Kukësit.
Siç kishte njoftuar Rama, ky fluturim ishte simbolik dhe më pas aeroporti do të nis me fazën e certifikimit ndërkombëtar që do të duhen edhe disa muaj që ajo të nisë punën.
Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e veriut” ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e saj të vrojtimit, ndërsa në pjesën e vendqëndrimit të aeroplanëve, është projektuar për të mbajtur 3 të tillë njëkohësisht, ndërkohë që brenda një ore mund të nisen katër aeroplanë.