Administrata Tatimore e Kosovës përmes konferencës për media sot ka prezantuar rezultatet
dhe të arriturat për gjashtë muajt e parë të vitit 2024. Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir
Murtezaj, gjatë kësaj konference theksoj treguesit kryesorë të mbledhjes së të ardhurave,
efikasitetin e shërbimeve dhe progresin në përmbushjen e objektivave strategjike.
Drejtori Murtezaj tha se ATK-ja ka arritur rezultate mbresëlënëse në mbledhjen e të hyrave
gjatë periudhës janar-qershor 2024, duke theksuar se të hyrat e mbledhura kanë tejkaluar
pritshmëritë, duke arritur në 473.3 milionë euro, që tregon rritje prej 50.1 milionë euro më
shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky sukses i atribuohet përmirësimit
të proceseve të mbledhjes dhe angazhimit të shtuar të tatimpaguesve në përmbushjen e
obligimeve të tyre.
Gjatë kësaj periudhe, ATK-ja ka zbatuar 15,442 aktivitete intensive për parandalimin e
evazionit tatimor dhe edukimit tatimor. Këto aktivitete kanë ndihmuar në rritjen e
ndërgjegjësimit të obligimeve tatimore, duke kontribuar në përmirësimin e pajtueshmërisë dhe
uljen e evazionit fiskal. Këto aktivitete kanë rezultuar me 1.5 milionë euro gjoba, 43.8 milionë
euro tatim shtesë, 9.8 milionë euro janë konstatuar mungesë në stoqe, si dhe 3,809 punëtor
janë formalizuar si të punësuar.
Po ashtu, një ndër arritjet kryesore të ATK-së ka qenë avancimi i proceseve të digjitalizimit.
Implementimi i platformave të reja elektronike ka thjeshtuar ndjeshëm procedurat për
dorëzimin e deklaratave tatimore dhe pagesave, të cilat që nga lancimi i EDI janë: 25.1 milionë
E-deklarime, me gjithsej 164,293 tatimpagues të regjistruar në platformë. Kjo ka rezultuar në
një rritje të efikasitetit dhe transparencës, duke bërë të mundur që bizneset të përmbushin
obligimet e tyre në mënyrë më të lehtë dhe më të shpejtë. ATK-ja ka forcuar bashkëpunimin me institucionet e tjera publike dhe organizatat ndërkombëtare, duke krijuar partneritete që kanë për qëllim luftimin e evazionit fiskal dhe përmirësimin e administrimit tatimor. Këto bashkëpunime kanë rezultuar në shkëmbimin e
Nëse dëshironi më shumë informata në lidhje me këtë çështje, ose të aranzhoni një intervistë me personat kompetent, ju lutemi kontaktoni tek:
ATK – Zyra për Komunikim me Publikun | Tel: 038/ 200 250 30 | [email protected] informacionit dhe praktikave më të mira, duke kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve të ATK-së.
Administrata Tatimore e Kosovës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e përmirësimit të shërbimeve dhe rritjen e mbledhjes së të hyrave, duke kontribuar kështu në stabilitetin financiar dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Ne falënderojmë të gjithë tatimpaguesit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të përmbushni obligimet tuaja tatimore.