ATK-ja mbanë sesioni informues me studentët të Universitetit “Hasan Prishtina”

Prishtinë | 03 Maj 2023 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Sot, përmes një sesioni informues studentët të Universitetit “Hasan Prishtina” – Fakulteti Ekonomik, janë njoftuar me Sistemin Tatimor të Kosovës.

Zt. Sami Salihu Zv. Drejtor Ekzekutiv 2 i ATK, ka prezantuar Sistemin Tatimor në Kosovë, me theks të veçantë përparësitë e sistemit tatimor. Ajo çfarë u theksua në këtë sesion ishte rreth informimit se ligjet tatimore në Kosovë dhe aktet nënligjore janë të bazuara në standardet ndërkombëtare dhe parimet e BE-së.

Po ashtu, z. Salihu përmendi edhe reformat e institucionit të ATK-së si mjedis i përshtatshëm biznesor, duke ofruar të gjitha shërbimet për tatimpaguesit në mënyrë elektronike.

Veç tjerash, studentet u njoftuan se në Kosovë normat tatimore janë të ulëta dhe më të favorshme krahasuar me vendet në rajon dhe më gjerë, si dhe të gjitha tatimet deklarohen në mënyrë elektronike.

Përveç procedurave, infrastrukturës ligjore, studentët patën mundësi që të dëgjojnë edhe për progresin e ATK-së në inkasimin e të hyrave, lehtësirat në pagesën e tatimeve, si dhe për synimet e ATK-së në të ardhmen.

Si çdoherë tjetër ATK hapi mundësinë e diskutimit, përmes sesionit të pyetjeve, ku studentet parashtruan një numër të madh pyetjesh të ndryshme rreth tatimeve, për të gjitha morën përgjigje edhe përmes shembujve praktik. Ata po ashtu, vizituan departamente të ndryshme në ATK dhe patën mundësin të shohin nga afër punën që bëhet.

Të ngjashme