Administrata Tatimore e Kosovës ka ndarë mirënjohje për Klubin e Prodhuesve të Kosovës për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve.
Prodhuesit e Kosovës janë tatim paguesit më të rregullt dhe më të mëdhenj në vendin tonë. Ndërkaq, Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka kënaqësinë që të jetë bashkëpunëtor dhe të kontribuoj në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë.
Klubi edhe më tutje do të vazhdoj të avokoj për ndryshime në politika duke përfaqësuar prodhuesit vendor, të rrisë bashkëpunimin mes prodhuesve vendor dhe institucioneve shtetërore si dhe të ngrit vetëdijen e qytetarëve për rëndësinë e konsumit të prodhimeve vendore dhe të promovoj produktet ‘Made in Kosova’.