Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK)Ilir Murtezaj, tha se gjatë periudhës janar-prill kanë arritur që të inkasojnë mbi 317 milionë euro.
Sipas tij, plani për inkasimin e të hyrave për vitin 2023 pritet që të jetë në vlerë mbi 895 milionë euro. Ai po ashtu shtoi se çështja e borxheve tatimore është një problem që vazhdimisht e ka preokupuar ATK-në.
Murtezaj sa i përket trend të rritjes së të hyrave, tha se është si rezultat i punës që është duke u bërë në sistemin, i cili është duke shkuar në drejtim të automatozimit të shumë proceseve të punës brenda ATK-së.
“Administrata Tatimore e Kosovës është duke vazhduar me një perfomancë të shkëlqyer në grumbullimi e të hyrave shtetërore. Gjatë periudhës janar-prill 2023 ka arritur që të inkasoj mbi 317 milionë euro, shumë kjo që është më e lartë se sa periudha e njëjta e vitit të kaluar në vlerë rreth 48 milionë euro apo kemi 17.7 për qind më tepër se sa periudha e njëjtë e viti të kaluar. Gjithsesi do të thotë ky trend i rritjes së të hyrave sigurisht se është si rezultat i punës që është duke u bërë, si rezultat i sistemit të cilin e kemi ngritur duke shkuar në drejtim të automatozimit të shumë proceseve të punës brenda ATK-së”, tha ai.
“Kemi një planë për inkasim të hyrave të përgjithshme për vitin 2023 në vlerë mbi 895 milionë euro, shumë kjo që është më e lartë në përqindje se viti i kaluar rreth 35 për qind. Pra tash kur bëjmë një krahasim me në rritje ekonomike 4 deri 5 për qind ose edhe më pak, që parashihet për këtë vit dhe të kemi rritje kaq të lartë të hyrave tatimore, kjo nënkupton që është një sfidë në vetvete. Ne jemi duke punuar fuqishëm në drejtim të zvogëlimit të informalitetit, pra luftimit të ekonomisë joformale dhe krijimit të një tregu të barabartë për të gjithë tatim paguesit”, tha ai.
Drejtori i ATK-së theksoi se këtë institucion është duke e preokupuar vazhdimisht çështja e borxheve tatimore.
Sipas tij, nga viti 2020 ka pasur një menaxhim më të mirë të borxheve, e kjo thotë është rezultat i shumë faktorëve, raporton EO.
“Çështja e borxheve tatimore është një çështje që vazhdimisht e ka preokupuar ATK-në dhe në këtë drejtim do të thotë falë reformës që e kemi bërë vitin e parë, nga fillimi i vitit 2020 kemi arritur që të kemi një menaxhim shumë më të mirë të borxheve, përkundër rritjes së inkasimit jashtëzakonisht të lartë do të thotë nëse shohim me vitet paraprake mbi 200 për qind rritje të efikasitetit të inkasimit, prapë se prapë është duke vazhduar trendi i rritjes së stokut të borxheve si rezultat i shumë faktorëve po një ndër ta është edhe çështja e likuiditetit të kompanive që kompani të caktuara po kanë vështirësi do të thotë në kryerje të detyrimeve tatimore por që në të përgjithshmen është një konstatim, një rezultat që konstatohet që nëse shohim stokun e borxheve të vitit të kaluar në raport me këtë vit do të thotë shihet që ka në raport me të hyrat e përgjithshme të ATK-së shihet që ka një rënie të nivelit të stokut të borxheve rreth 10 për qind në raport me të hyrën e përgjithshme të ATK-së”, tha ai.
Murtezja tha se sa i përket borxheve të bizneseve, ATK-ja ka komunikim me bizneset me qëllim që të bëhen të njohura të gjitha ato detyrime që ata kanë dhe të njëjtën kohë t’i paguajnë ato.
“Ne si institucione as një herë nuk kemi vrapuar pas aplikimit të gjobave ne jemi ithtarë dhe punojmë çdo ditë në drejtim të ngritjes së përmbushjes vullnetare. Kemi komunikime me komunitetin e bizneseve gjithherë me qëllim që të bëhen të njohura do të thotë të gjitha ato detyrime që ata kanë dhe të njëjtën kohë t’i paguajnë ato detyrime”.
“Gjithherë që të mos bëhen pjesë e aplikimit të ndëshkimeve nga ana e zyrtarëve. Aplikohen ndëshkime aty ku konstatohen shkelje ligjore dhe në këtë rast nuk mund të konstatojmë do të thotë ndonjë shifër sepse nëse e shohim tatim shtesë që konstatohet nga kontrollet apo inspektimet e ATK-së atëherë kjo është një përqindje e vogël në raport me të hyrat e përgjithshme që ATK-ja i realizon”, tha ai për EO.