Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka pritur në takim grupin e punës të përbërë nga deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe Hajdar Beqa, të cilët monitorojnë zbatimin e Ligjit nr. 06/L-011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.
Në takim drejtori informoj grupin e punës për procedurat dhe rregullat që zbatohen në funksion të parandalimit të konfliktit të interesit, e që të cilat rezultojnë së ATK është një hap para Ligjit nr. 06/L-011.
Po ashtu, drejtori garantojë deputetet se çdoherë ATK ka trajtuar dhe do të trajtoj me prioritet të gjitha rastet që lidhen me këtë fushë. E nga ana tjetër, deputetet thanë se ATK është një institucion shembull i mirë sa i përket menaxhimit dhe parandalimit të konfliktit të interesit, në ushtrimin e funksionit publik.