ATK mbledh 813 milionë euro të hyra tatimore për 8 muaj

Prishtinë | 08 Sht 2026 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

813 milionë euro të hyra tatimore janë mbledhur deri më tani, 100 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, apo 14% rritje.

Kjo performancë e të hyrave tregon një trend të fuqishëm të rritjes dhe një nivel gjithnjë e më të lartë të mbledhjes së të hyrave tatimore. Vetëm brenda një viti, të hyrat janë rritur për afro 100 milionë euro, duke dëshmuar qartë për përmirësimin e performancës në mbledhjen e tatimeve, por edhe për zgjerimin e bazës tatimore përmes përfshirjes së më shumë tatimpaguesve dhe aktiviteteve ekonomike në sistemin formal.

Me këtë ritëm të rritjes, Administrata Tatimore e Kosovës është shumë pranë tejkalimit të pragut prej 1 miliard euro të hyra tatimore  një rezultat i rëndësishëm dhe një tjetër dëshmi e performancës së lartë të ATK-së.

Të ngjashme