Administrata Tatimore e Kosovës, konsideron se vazhdimisht është në përpjekje që të ofroj lehtësira më të mëdha për tatimpagues. Andaj ATK-ja, me qëllim që tatimpaguesit të kenë sa më të lehtë përmbushjen e obligimeve tatimore, në sistemin elektronik EDI ka shtuar edhe një shërbim të ri, i cili ka të bëjë me kërkesën për marrëveshjen e pagesës me këste të obligimeve tatimore.
“Përmes kësaj kërkese, tatimpaguesit mund të kërkojnë arritjen e një marrëveshje të pagesës së borxhit tatimor të pashlyer. ATK, fton tatimpaguesit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, në mënyrë që duke shmangur kontaktin fizik të kontribuojmë në parandalimin e COVID 19”, thuhet në komunikatë.
Kërkesa në fjalë gjendet në menynë -Shërbimet-Kërkesë për Marrëveshje Pagesë.