ATK në terren për të identifikuar bizneset e regjistruara dhe për të promovuar barazinë tatimore

Prishtinë | 24 Tet 2025 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka zhvilluar sot një aksion në qytetet e Mitrovicës dhe Drenasit, ku ekipet e saj kanë vendosur stikera njoftues në bizneset e regjistruara.

Qëllimi i aktivitetit është dallimi i bizneseve të ndershme nga ato që shmangin detyrimet tatimore, si dhe rritja e transparencës ndaj qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, theksoi se ky veprim ndihmon në identifikimin e bizneseve të ligjshme dhe nxit qytetarët të raportojnë rastet e dyshuara për mosregjistrim përmes Platformës së Denoncimeve
.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të ATK-së për të ndërtuar një ekonomi të drejtë, transparente dhe konkurruese, ku puna e ndershme vlerësohet dhe mbështetet.

Të ngjashme