ATK: Postën e Kosovës e njoftuam më 10 mars për borxhin

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Administrata Tatimore e Kosovës, ka bërë me ditur se ka njoftuar me kohë Postën e Kosovë të Kosovës për shlyerje të borxhit.

Sipas komunikatës së ATK-së, Posta e Kosovës është paralajmëruar më 10 mars që nëse brenda 10 ditëve nuk kryen obligimet do të merren masa, raporton Ekonomia Online.

Por në ATK thonë për shkak të pandemisë sikur ndaj çdo biznesi nuk kanë marrë masa, deri në lirimin e masave nga Qeveria.

Komunikata e plotë e ATK-së

Administrata Tatimore e Kosovës me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, e sheh të arsyeshme të reagoj ndaj komunikatës për mediat të datës 23.07.2020 të Postës së Kosovës.  Në këtë komunikatë për media, Posta e Kosovës njofton opinionin përmes mediave të Republikës së Kosovës se Administrata Tatimore e Kosovës pa asnjë paralajmërim, dje ka bllokuar llogarit bankare të kësaj ndërmarrje publike.

ATK duke pas parasysh se çdo veprim të saj e ka në përputhje me dispozitat e Legjislacionit Tatimor, bënë me dije se sikurse në çdo rast tjetër edhe në rastin konkret Posta e Kosovës, me datë 10 mars përmes shkresës zyrtare është paralajmëruar për masat e sforcuara (bllokimi i llogarive bankare) që do të ndërmerren në rast të mos pagesës së borxhit brenda 10 ditëve. Pastaj, pas kësaj date meqenëse hymë në periudhën e pandemisë COVID 19, zyrtarët tatimor sikurse edhe ndaj të gjithë tatimpaguesve tjerë edhe ndaj PK ka lejuar tolerancë në zbatim të masave të sforcuara, deri në kohën e lirimit të masave nga Qeveria e Kosovës për lëvizje dhe zhvillim të aktiviteteve ekonomike. Gjatë kësaj jave zyrtarët e ATK-së në takime zyrtare e kanë ri-njoftuar PK për pagesë të borxhit dhe për masat që do të ndërmerren në rast të mos pagesës së obligimit.  Andaj, si institucion kërkojmë nga PK që të jetë korrekte dhe transparente në atë që deklaron rreth rastit në fjalë, si dhe të kërkojë falje publike për informata e pa vërteta të dhëna për mediat.

Po ashtu, ju njoftojmë se ATK qysh në vitin e kaluar ka reformuar komplet mbledhje e detyrueshme, të cilës tani më u janë shtuar mekanizma tejet efikas në inkasimin borxheve tatimore. Ky ri-organizim është bërë në një qendër të vetme në Prishtinë, në kuadër të së cilës do të funksionojnë katër divizione, ku secili divizion do të jetë përgjegjës vetëm për një fazë të caktuar të trajtimit të borxheve. Qëllimi i këtij reformimi është inicuar duke pas parasysh nivelin e lartë të borxheve të krijuara nga tatimpaguesit, ku përmes projektit të Konsolidimit të Mbledhjes së Borxheve, ATK do të siguroj procedura dhe qasje të re, në përmirësimin e procesit të trajtimit të borxhit në fazë të hershme, si dhe për të zvogëluar stokun e madh të borxheve.

Në fund të këtij reagimi publik, ATK konkretisht menaxhmenti i lartë, inkurajon gjithë tatimpaguesit e vendit që t’i respektojnë afatet ligjore për pagesën e borxheve tatimore, në mënyrë që mos të bëhen objekt i ndërmarrjes së masave të sforcuara nga  Mbledhja e Detyrueshme.

Të ngjashme