Një palë atlete të legjendës së basketbollit me firmën e Michael Jordan të vitit 1985 u shitën në ankand të dielën.
Atletet u shitën tre herë më shumë se çmimi i prashikuar duke thyer rekordin botëror për atlete, sipas Sotheby’s.
Dhjetë persona nga e gjithë bota garuan për të blerë atletet e Jordan që u shitën për 560.000 dollarë në një ankand në internet.
Nike Air Jordan 1, që u veshën nga basketbollisti gjatë periudhës kur luante me Chicago Bulls, pritej të shiteshin 100.000 deri në 150.000 dollarë
Rekordi i mëparshëm mbahej nga një palë atlete të Nikë të vitit 1972 që u shtiën për 437.500.