Atletico do t’ia vazhdojë kontratën Suarezit

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesit e Atletico Madridit kanë vendosur që t’ia vazhdojnë kontratën sulmuesit Luis Suarez edhe për një vit tjetër, kanë raportuar mediumet spanjolle të martën.

Forma e mirë e Suarezit që ka treguar këtë sezon, ka bërë që Atletico t’i ofrojë atij kontratën për të qëndruar në klub deri në verën e vitit 2023.

Kontrata aktuale e Suarezit me Atleticon skadon vitin tjetër por trajneri Diego Simeone po dëshiron ta mbajë uruguaianin të paktën deri në vitin 2023.

Suarez iu bashkua Atleticos para fillimit të këtij edicioni nga Barcelona dhe është sulmuesi kryesor i ekipit nga Madridi pasi ka shënuar 16 gola në 18 paraqitje në La Liga.

Të ngjashme