Antoine Griezmann po kalon muajt e fundit si futbollit i Atletico Madrid.
Sulmuesi francez ka paralajmëruar largimin nga Madridi pasi po dëshiron një klub më të madh.
Barcelona, Manchester United e Manchester City, Arsenal, Chelsea dhe Bayern Munich janë vënë pas reprezentuesit francez.
Los Colchoneros nga shitja e Griezmannit pritet të përfitojnë rreth 100 milionë euro.
Por duket se Atletico tanimë ka gjetur zëvendësuesin e numrit shtatë të tyre.
Fjala është për bashkëkombësin e Griezmann, Florian Thuavin që po shkëlqen me Marseillen në Ligue 1.
25-vjeçari ka udhëhequr sulmin e Marseilles këtë edicion duke ndihmuar klubin e tij të arrijë në çerekfinalen e Ligës së Evropës.
Thauvin ka arritur të shënoj 18 gola dhe të dhurojë 16 asistime në të gjitha garat këtë edicion.
Marseille për ta lënë të lirë yllin e tyre po kërkon rreth 45 milionë euro.
Gjithsesi për transferimin e Thuavin, Atletico duhet të mposhtë konkurrencën e skuadrave tjera të mëdha si Manchester United, Bayern Munich dhe PSG.